10 June 2009

Barcelona ka arritur marrëveshje me Ibrahimoviqin?



E përditshmja spanjolle "El Mundo Deportivo", ka bërë të ditur sot se drejtuesit e Barcelonës kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e Zlatan Ibrahimoviqit dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet transferimi i sulmuesit suedez me origjinë boshnjake.
"ipas kësaj gazete jetësimi i kësaj marrëveshje varet vetëm nga Samuel Eto, i cili duhet të pranojë kalimin e tij te Interi. Krahas Etosë, Interi do të fitonte edhe 10 milionë euro nga Barcelona, shifër kjo që është shumë më e vogël se sa kishte kërkuar presidenti i Interit, Masimo Morati gjatë darkës me presidentin e Barcelonës, Zhoan Laporta, në javën e kaluar. Në fakt, pas asaj darke mediat kishin përmendur shifrën prej 40 milionë eurosh. Vetë futbollisti i Interit ka kohë që ka filluar të përmend se nuk e ka ndërmend të qëndrojë shumë gjatë në fanellën e Interit dhe shpesh thotë se me Barcelonën do të kishte më tepër mundësi për të fituar Ligën e Kampionëve. Në anën tjetër, Eto, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin e ardhshëm, kërkon 65 milionë euro për pesë vjet te Interi, shifër kjo shumë më e madhe se sa klubi kampion i Italisë është i gatshëm t'i paguajë
postuar nga danny

No comments:

Post a Comment