17 June 2009

Ndërpriten bisedimet për vazhdimin e kontratës së Valdes

Victor Valdes, Foto: Flickr
Bisedimet ndërmjet Barcelonës dhe portierit Victor Valdes janë ndërprerë, pasi që asnjëra palë nuk ka arritur të gjejë një pikë të përbashkët për të arritur marrëveshje.
Sport” njofton se përfaqësuesit e lojtarit dhe Blaugranët kanë mbajtur disa ditë takime, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme, kështu që ekziston mundësia që Barcelona të dalë në kërkim të një portieri tjetër.
"Valdes dëshiron rritjen e pagës në nivel me lojtarët kryesorë të skuadrës, mirëpo katalunasit nuk janë në gjendje t’ia plotësojnë kërkesat 27-vjeçarit.
Milani dhe Manchester Unitedi janë skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit spanjoll dhe kjo ka bërë që tek ai të rritet vetëbesimi dhe të kërkojë pagë më të lartë.

No comments:

Post a Comment