13 June 2009

Barca dëshiron ta mbajë Hlebin

Alexander Hleb, Foto: Zimbio
Drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain, thotë se Blaugranët nuk dëshirojnë ta shesin mesfushorin Alexander Hleb.
"Hleb u transferua në Camp Nou sezonin e kaluar nga Arsenali, mirëpo nuk pati paraqitje të mirë me fanellën e Barcës, kështu që spekulohet për mundësinë e largimit të 28-vjeçarit, sidomos në drejtim të skuadrës së tij të dikurshme Stuttgart.
“Para një viti kemi punuar shumë për ta transferuar dhe për ta angazhuar Alexander Hlebin, prandaj nuk do të dëshironim që ta lejojmë largimin e tij kaq shpejt”, ka thënë Begiristain.

No comments:

Post a Comment