11 June 2009

Spanjë: Për Ibrën mungon "ok" i Eto‘o-së


Zlatan Ibrahimoviç (28 vjeç) nuk ka qenë kurrë kaq pranë Barcelonës. Edicioni i "Tg7 Sport" ka kontaktuar me Kristina Kuberon, gazetaren e "El Mundo Deportivo", e cila ka konfirmuar situatën mes Barcelonës dhe Interit në lidhje me tratativat për suedezin. Ka një marrëveshje për çmimin, 10 milionë euro plus kartonit të Samuel Eto‘o (28 vjeç). Është arritur marrëveshja për kontratën, e cila do të nënshkruhet së shpejti nga Ibrahimoviç: 9 milionë euro në sezon, që i afrohet shifrës aktuale që ka tek Interi. Pengesa e fundit para zyrtarizimit të kësaj blerjeje është mirëkuptimi i Eto‘o për destinacionin e tij të ri: sulmuesi kamerunas dëshiron një bonos prej 10 milionë eurosh nga klubi i tij si kompensim për vitin e fundit të kontratës. Lojtari do të diskutojë me drejtuesit blaugranë dhe më pas do të vendosë. Largimi i Ibrës tashmë konfirmohet disi edhe nga deklaratat e presidentit Masimo Morati. "Nuk jam për shitjen e lojtarëve, por të shikojmë çfarë ofertash do të vijnë. Sigurisht, duke parë edhe periudhën e vështirë, ndonjë futbollist do të largohet". Masimo Morati nuk është se tenton të fshihet në lidhje me shitjen e mundshme të Ibrës dhe Maikonit, dy të "pakënaqurve" të mëdhenj, që kërkojnë më shumë para nga klubi.
postura nga dannyy

No comments:

Post a Comment