28 October 2009

Rivaldo: Barça tanimë shprehi


- Rivaldo ish ylli i Barcelonës i cili momentalisht është duke luajtur me Bunyodkorin e Uzbekistanit, ka thënë se tanimë përcjellja në TV e Barcelonës i ka kaluar në një shprehi. Ai gjithashtu ka thënë se është i kënaqur me të arriturat e klubit si dhe me stilin e lojës në të cilin po luan Guardiola me ekipin e tijë, stil ky që tradicionalisht është me një lojë offensive. Duhet thënë se Rivaldo i ka kaluar saktësisht 5 sezone në këtë klub që nga 1997 deri më 2002.
- "Gjithnjë i shikoj yjet e Barcelonës duke luajtur, si duket tanimë më është bërë një shprehi. Mund të them se jam plotësisht i kënaqur si me performancën e skuadrës, si me trajnerin Pep Guardiola i cili po luan në një mënyrë shum tradicionale gjë kjo e cila e veqon futbollin e Barçës. Por mund të them se edhe Barcelona e kohës sime nuk ishte më e mirë se kjo, por kishim një harmoni tejet mbresëlënëse ndërmjet lojtarëve."

No comments:

Post a Comment