27 October 2009

fcbarca 6-1 zaragoza

Keita firmó un partidazo
Serinë e golave e filloi Seydou Keita (24’), i cili me kokë e mposhti portierin mysafir.
Me një goditje të pandalshme nga gjuajtja e lirë, Zlatan Ibrahimovic dyfishoi rezultatin (29’).
Për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë, u kujdes Keita, i cili shënoi golin e dytë personal në ndeshje (41’), pas një asisti të Ibrahimovicit.
Në pjesën e dytë, Ibracadabra shënoi për rezultatin 4-0, ndërsa këtë radhë ishte lojtari nga Mali, Keita, ai që ia ktheu ‘të mirën’.
Në minutën e 78-të vendasit arritën ta shënonin golin e nderit në ndeshje, ndërsa ekzekutues ishte Jorge Lopez.
Kjo mbrëmje nuk mund të kalonte pa një gol të lojtarit më të mirë në botë, Leo Messi, i cili pas disa tentativave, arriti ta mposhtë portierin Carrizo (80’).
Golin e fundit në këtë takim, e shënoi ai që e filli serinë e golave, Seydou Keita, duke kompletuar het-trikun e tij (86’). Sa për kuriozitet mund të themi se Zaragoza duhet të mbetet e kënaqur me këtë rezultat sepse mund të pësonte edhe shum më keq.
Me këtë fitore Barcelona kthehet në krye të tabelës me tri pikë diferencë nga Real Madridi që mban vendin e dytë.

Formacioni:
Valdés, Puyol, Piqué (Márquez 70'), Chygrynskiy, Maxwell, Busquets, Keita, Xavi (Jeffren 85'), Iniesta, Messi, Ibrahimovic (Bojan 70')

Shkarko Golat ne Kët Ndeshje:
1-0 Keita (23') - VIDEO,
2-0 Ibrahimovic (28') -
VIDEO,
3-0 Keita (41') -
VIDEO,
4-0 Ibrahimovic (57') -
VIDEO,
5-1 Messi (80') -
VIDEO,
6-1 Keita (85') -
VIDEO

No comments:

Post a Comment