27 October 2009

Puyol: Askush nuk mund të më japë atë që kam këtu

Carles Puyol, Foto: AP
Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, ka konfirmuar vendimin e tij për të qëndruar te skuadra katalunase, duke thënë se dëshiron të qëndrojë në Camp Nou edhe për shumë vite.
Chelsea, Manchester City, Interi dhe Milani ishin skuadra të interesuara për shërbimet e spanjollit, i cili për një kohë hezitoi të vazhdonte kontratën me Barcën, mirëpo tani ka thënë se ai do të qëndrojë në Camp Nou së paku deri në vitin 2013.
“Dëshiroj të qëndroj këtu edhe për shumë vite. Ishte e qartë se këtë sezon do të isha këtu dhe doja ta shijoj, mirëpo kërkova kohë për të menduar nëse mund ta provoj veten diku tjetër”.
“Mirëpo është lehtë të qëndrosh këtu, sidomos për tifozët. Askush tjetër nuk ma jep këtë që e kam te Barcelona”, ka thënë Puyol për gazetën

No comments:

Post a Comment