28 October 2009

Alves: Lojtarët e Barcelonës janë lindur të fitojnë

Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, ka lavdëruar bashkë-lojtarë te tij, duke thënë se ata janë ‘të lindur për të fituar’.

Braziliani morri çmimin Mbrojtësi më i Mirë nga Liga Profesionale e Futbollit për sezonin 2008/09 në La Liga dhe ua ka dedikuar atë lojtarëve të Barcelonës.“Jam i lumtur për të gjithë kolegët e mi të cilët edhe pse nuk kanë marrë ndonjë çmim ishin pjesë e suksesit tonë. Ne jemi këtu për t’i përfaqësuar ata”, ka thënë Alves.
“Ne jemi kampionë dhe jemi të lindur për të fituar. Ne luajmë mirë dhe kjo për shkak se luajmë kundër ekipeve të cilët vendosin të mbrohen nga ne”, ka shtuar braziliani./

No comments:

Post a Comment