27 October 2009

Ibra: Po kënaqem te Barça


Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, i cili ishte në top-formë në ndeshjen e të dielës kundër Real Zaragozas, thotë se ai po bëhet gjithnjë e më i mirë pas çdo ndeshje që luan me Blaugranët.
Tash ndihem shumë mirë. Para se të fillonte sezoni kam operuar dorën, dhe nuk jam stërvitur me skuadrën gjatë periudhës parasezonale. Unë kisha vetëm një javë ose një javë e gjysmë të stërvitem para se të fillonte Kampionati. Tani po sistemohen gjithnjë e më shumë dhe po i përshtatem skuadrës gjithnjë e më shumë. Pas secilës ndeshje, ndihem më mirë fizikisht. Po përshtatem dhe mendoj se po bëhem më i mirë. Në secilën ndeshje që luaj mundohem të jap më të mirën, ka thënë Ibracadabra për Goal.com.

No comments:

Post a Comment