18 March 2010

Guardiola preferon Henry para Ibrahimovic

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic (Foto: AP)
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka dhënë shenja se ai është i zhgënjyer me Zlatan Ibrahimovic pas fitores së mbrëmshme ndaj Stuttgart.
Guardiola e la suedezin në stol dhe në vend të tij nxori në fushë Thierry Henry, për të cilin vazhdon të ketë lëvdata, të cilat mungojnë për Ibrahimovic.
“Ne nuk do të fitojmë asgjë këtë sezon pa pasur më të mirën nga Henry dhe më të mirën nga Ibra”, ka thënë Guardiola.
“Henry është zgjedhur për shkak të pjesës së dytë në ndeshjen kundër Valencias. Të mos e inkuadrosh atë është sikur at ndëshkosh. Henry më dha shenja të mira dhe doja t’i jepja vazhdimësi”, ka shtuar trajneri spanjoll

No comments:

Post a Comment