18 March 2010

Arbeloa: Barcelona do ta fitojë titullin

Alvaro Arbeloa, Foto: Reuters
Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa , thotë se gjasat e Mbretërve për ta fituar La Ligën janë të vogla në krahasim me Barcelonën.
“Barcelona po luan jashtëzakonisht mirë. Ne po flasim për njërën prej ekipeve më të mira në histori. Ata po luajnë shumë mirë dhe ne duhet ta dimë këtë. Për ne, do të jetë vështirë të fitojmë La Ligën ndaj këtij ekipi, por kjo na motivon më shumë”.
“Do të më shkaktonte dhimbje ta shoh Barcelonën përsëri në finale të Ligës së Kampionëve, në fushën tonë. Nëse kjo ndodh do të na kujtonjë që ne nuk ishim në gjendje ta arrijmë atë qëllim”.
“Nuk jam xheloz në Barcelonën. Jam i lumtur që jam lojtar i Realit dhe nuk do e ndërroja vendin tim me asnjë lojtar të Barcelonës. Nëse ata janë në çerekfinale, është për shkak se ata e meritojnë dhe ne jo”, deklaroi Arbeloa

No comments:

Post a Comment