Këtë fundjavë në Primera Divizionin spanjoll do të zhvillohen ndeshjet e javës së 31-të. Në qendër të vëmendjes jo vetëm në Spanjë, por edhe në botë do të jetë kryendeshja e sezonit mes Realit të Madridit dhe Barcelonës e cila do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” . Kjo ndeshje e njohur si “El Clasico”, këtë sezon mund të vendos se cila prej këtyre dy skuadrave do të shpallet kampion i La Ligës. Ronaldo, Higuain, dhe Alonso përballë do të kenë Mesin, Çavin dhe Iniesta. Milionat e “mbretërve” kundër “magjisë” katalanase do të mund ti ndiqni sonte, ekskluzivisht në me fillim në ora 22:00.
Nën hijen e kësaj përballje do të zhvillohen edhe 9 takimet tjera. Sonte në Alsat-M me fillim prej ora 20:00 vjen përballja mes Viljarealit dhe Sporting Hihonit, ndërsa të dielën me fillim prej ora 19.00 do të mund të ndiqni përballjen mes Espanjolit dhe Atletiko Madridit.
10 April 2010
SONTE “EL CLASICO” NË ALSAT-M
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment