16 April 2010
Guardola: Nuk do ta shikoj derbin e Italisë
Strategu i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pohuar se ai nuk do ta shikojë ndeshjen ndërmjet Interit dhe Juventusit, para duelit të rëndësishëm gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, ku skuadra e tij do të luajë pikërisht kundër kampionit të Italisë, Inter.
“Nuk do ta shikoj derbin Inter – Juventus. Interi është favorit, sepse gjithnjë luan mirë në shtëpi. Më pas, dihet se është ndeshje klasike dhe komplikimet do të rriten. Mendoj se do të jetë një ndeshje e madhe”, ka thënë Guardiola për La Gazzeta dello Sport.
"Spekulimet tjera thonë se Guardiola do ta shikojë të regjistruar në DVD takimin Inter – Juventus, për të studiuar lojën e Interit, para duelit të të martës në San Siro
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment