Në pyetjen se a është Messi futbollisti më i mirë në botë, Kristiano Ronaldo më në fund ka dhënë përgjigje afirmative, ndonëse jo me qejf.
“Messi ndoshta është më i miri sepse Barcelona është skuadër fantastike. Messi ka luajtur në mënyrë fantastike sezonin e kaluar dhe këtë po e bën edhe këtë sezon. Është lojtar i mrekullueshëm, por unë mendoj se ai gëzon ndihmën e tërë ekipit. Gjithnjë është më e lehtë kur në ekip ke lojtarë të shkëlqyeshëm”, tha portugezi, Kristiano.
Për rënien e ekipit të tij nga Liga e Kampionëve dhe për rivalin më të madh në Spanjë Barcelonën ai ka pranuar se ekipi “katalunas” është më i mirë.
“Duhet pranuar se Barcelona është momentalisht më e fortë se ne, gjë që e ka dëshmuar duke na mposhtur dy herë. Mirëpo, besoj se Reali me kohë do të jetë gjithnjë e më i fortë, do të ndjehet kjo në ndeshjet, muajt dhe vitet e ardhshme.
19 April 2010
RONALDO NDËRRON MENDJE: MESSI ËSHTË MË I MIRË
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment