Kampionati i futbollit spanjol, La Liga vazhdon edhe në mesjavë, kur të sonte, të mërkurën dhe të ejnten do të zhvillohen ndeshjet e javës së 32-të. Sonte në nga ora 20:00 Valladolidi përballë Seviljes do të kërkojë pikët e shpëtimit, ndërsa Sportin Hijoni takohet me Tenerifen. Në orën 22:00 Getafe takohet me Villarealin, që ende ka gjasa të përzihet në luftën për vendin e katërt në renditje. Të mërkurën në program janë pesë përballje, në të cilat Atletiko Madridi takohet me skuadrën e fundit në renditje Herezin, Rasing Santanderi pret Espanjolin, Majorka është mysafire e Zaragozës, ndërsa Osasuna ndeshet me Malagën. Lideri i renditjes Barcelona të mërkurën në orën 22:00, në takimin që do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në Alsat përballet me Deportivo La Korunjën. Ndjekësi i vetëm i Barcelonës në kreun e tabelës, Real Madridi të ejten si udhëtues takohet me Almerian, takim ky që gjithashtu do të transmetohet në Alsat, ndërsa derbi i javës zhvillohet në stadiumin Mestalja, ku Valencia do të ndeshet me Atletik Bilbaon.
Dyshet e javës së 32-të:
Valladolid Sevilla
Sporting Gijon Tenerife
Getafe Villarreal
Atletico Madrid Xerez
Racing Santander Espanyol
Zaragoza Mallorca
Osasuna Malaga
Barcelona Deportivo La Coruna
Almeria Real Madrid
Valencia Athletic Bilbao
13 April 2010
LA LIGA-FUTBOLL EDHE NË MESJAVË
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment