Andres Iniesta do ti mungojë Barcelonës për një muaj rresht. Një lajm të tillë kanë bërë të ditur nga klubi “katalonas”, të cilët kanë njoftuar se mesfushori i tyre ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe se sipas të gjitha gjasave ai do të mungojë rreth një muaj nga fushat e futbollit. Kështu Iniesta rrezikon të mos jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet gjysmëfinale kundër Interit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. 25 vjeçari Iniesta është një lojtar kryesor te skuadra e Barcelonës si dhe te ekipi kombëtar spanjoll, i cili konsiderohet si një nga skuadrat pretenduese për të fituar Kupën e Botës 2010.
13 April 2010
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment