07 April 2010
Interi në gjysmëfinale
Interi ka zhvilluar ndeshjen kthyese çerekfinale ndaj CSKA Moskës në Luzhniki, takim të cilin Nerazzurët e fituan me rezultat minimal prej 1-0, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me rezultat të përgjithshëm prej 2-0.
Interi e filloi shumë mirë takimin. Pas një goditjeje dënimi, i saktë u tregua specialisti i gjuajtjeve të lira, Wesley Sneijder që shënoi (6’) për kualifikimin e Interit.
'CSKA u tregua e pafuqishme në vazhdim, pasi që Interi mbylli mirë hapësirat. Kësaj i shtohet dhe kartoni i kuq i marrë nga Odiah, katër minuta pas fillimit të pjesës së parë.
'Në fraksionin e dytë, Interi vazhdoi me lojën e njëjtë duke mos lejuar CSKA-n të sulmojë, kurse nga ana tjetër Akinfeev shpëtoi në disa raste ekipin e tij.
'Interi në gjysmëfinalen e parë pas shtatë vitesh do të mund të takohet me Barcelonën ose Arsenalin, në duelin e gjigantëve të Ligës së Kampionëve
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment