03 June 2009

Maskerano: Mesi është më i miri.

Mesfushori argjentinas në radhët e Liverpulit, Havier Maskerano, ka lavdëruar Lionel Mesin dhe Barcelonën pas fitimit të Ligës së Kampionëve, duke paralajmëruar njëherësh FIFA-në që të mos bëjë gabim me rastin e zgjedhjes së futbollistit më të mirë të vitit.

Mesi ishte çelësi i fitores në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Junajtedit, 2:0. “Nuk mund të luajnë shumë skuadra aq bukur në një finale siç luajti Barcelona. Ata i mbetën besnik stilit të tyre të lojës, gjë e cila është shumë e rëndësishme. Ata janë skuadra më e mirë në botë dhe këtë e dëshmuan me fitore në finale te Ligës së Kampionëve”, ka pohuar Maskerano. “FIFA tash nuk ka më kurrfarë arsyetimi për të mos e shpallur Lionel Mesin si futbollist më të mirë të vitit. Ai do ta fitojë edhe ‘Topin e artë’. Ai dëshmoi edhe në finale se është më i mirë se të tjerët”, ka përfunduar

No comments:

Post a Comment