07 June 2009

Toure refuzon kontratën e Barcës

Yaya Toure, Foto: Les Transferts

E ardhmja e Yaya Toure në Camp Nou është vënë në dyshim, pasi që mesfushori e ka refuzuar kontratën e re që ia ka ofruar Barcelona.

“El Mundo Deportivo” shkruan se bisedimet ndërmjet drejtorit sportiv të Barcelonës, Txiki Begiristain, dhe agjentit të Toure, Dimitre Seluk, janë ndërprerë.

Edhe pse Blaugranët i kanë ofruar një kontratë e cila përmirëson vlerat e pagës aktuale të mesfushorit defanziv, megjithatë kjo nuk i është dukur e kënaqshme lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

No comments:

Post a Comment