06 June 2009

Barca-Real, “derbi” per argjentinasin Mascherano

Argjentinasi i Liverpool, Javier Mascherano perplas Barcelonen e Realin edhe jashte fushe. Sipas gazetes “Sport”, dy gjigandet e futbollit spanjoll jane vene ne ndjekje te mesfushorit, i cili nuk e ndien me veten komod ne “Anfield Road”.

Pengesa me e madhe per largimin e lojtarit eshte trajneri Rafa Benitez. Vetem nje shume qe shkon deri ne 25 milione euro do t’ua prishte mendjen drejtuesve te Liverpool. Mascherano shihet si nje zevendesues i denje per dyshen Yaya Toure e Keita qe pritet te aktivizohen ne Kupen e Afrikes dhe kjo do krijonte nje boshllek te madh ne repartin e mesfushen katalanase.
Barcelona eshte vene ne ndjekje edhe te mbrojtesit te Romes, John Arne Riise, i cili eshte shprehur se aktualisht ndodhet ne organiken verdhekuqe dhe nuk ka ndermend te largohet. Emer tjeter ne listen e trajnerit Pep Guardiola eshte edhe Filipe Luis i Deportivo La Coruna-s.

posrtuar nga daany

No comments:

Post a Comment