
Pas fitimit të tre trofeve në këtë edicion, tashmë çështja kryesore tek klubi i Barcelonës është zgjatja e kontratës me disa prej yjeve të skuadrës. Njëri nga më të përfolurit në media është kamerunasi, Samuel Eto, të cilit kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm. |
Eto dhe agjenti i tij gjatë muajve të kaluar kanë qenë në bisedime me drejtuesit e klubit për zgjatjen e kontratës, por me afrimin e afatit të verës bisedimet janë ndërprerë dhe duket sikur klubi katalanas mendon të heq dorë nga bashkëpunimi me sulmuesin kamerunas. "Jam shumë i lumtur në Barcelonë, ngase detyra ime është të shënoj gola, edhe pse gjithmonë suksesi i skuadrës është mbi të gjitha", ka theksuar Eto. "Gjithmonë kam thënë se do të jem i lumtur derisa do të arrijë që dikë ta bëjë të qesh dhe të ndihet i gëzuar, pa marrë parasysh nëse shënoj gola apo jo, sepse detyra ime në fushën e gjelbër është edhe ta ndihmoj mbrojtjen dhe të bëjë presion në mbrojtësit kundërshtarë, kur synojnë ta dëbojnë topin para portës së tyre. Për këtë arsye, sulmuesi është linja e parë e mbrojtjes, prandaj përgjegjësia jonë nuk është vetëm të shënojmë gola. Por, unë edhe më tej dëshiroj të vazhdoj të shënoj gola në fanellën e Barcelonës", |
postuar nga danny
No comments:
Post a Comment