06 June 2009

Moratti: Ibra nuk leviz pa 80 milione euro

Zlatan Ibrahimovic mund te shkoje tek FcBarcelona por vetem nese Juan Laporta derdh 80 milione euro ne arken e Interit Milano...
Katalanasit jane njohur me shumen nga presidenti zikalter Massimo Moratti, i cili nuk leviz asnje qindarke nga oferta e tij. Pavaresisht se Ibra kerkon te ndryshoje ambient, kjo nuk e ka trembuar padronin zikalter, madje ai po i tregon futbollistit se ka nje kontrate me zikalterit qe duhet ta respektoje.

Nga ana tjeter, Moratti mund te beje nje leshim vetem nese ne bisedime futen edhe Eto’o apo Toure, dy lojtare mjaft te rendesishem per organiken blougrana. Por ne gare per suedezin eshte edhe Real Madrid. Sipas Zinedine Zidane, bomberi me origjine boshnjake i pelqen edhe presidentit Perez.

No comments:

Post a Comment