06 June 2009

Kan: Riberi jofalënderues

Portieri legjendar i Bajernit, Oliver Kan, mendon se për ish-klubin e tij më mirë është ta shesë futbollistin francez, Frank Riberi, i cili mendjen e ka në klube tjera. Kan e ka akuzuar francezin se është jofalënderues, ngase Bajerni e ka bërë njërin nga futbollistët më të mirë në botë.

"Kur keni një futbollist në skuadër, mendja e të cilit është diku tjetër, në Barcelonë apo Madrid, kjo do t'iu dëmtojë, pa marrë parasysh kualitetet e tij si futbollist. Është rrezik i madh të keni në skuadër futbollist të tillë dhe mendoj se nëse Riberi dëshiron të largohet, atëherë Bajerni duhet ta shesë", ka pohuar Kan. Ai ka thënë po ashtu se Riberi është jofalënderues: "Riberi duhet ta ketë parasysh se Bajerni e ka shndërruar në njërin prej futbollistëve më të mirë në botë. Kur një futbollist vjen në ndonjë klub dhe e arrinë afirmitetin, këtë duhet ta ketë parasysh gjithmonë dhe duhet ta respektojë maksimalisht atë klub. Kjo është shumë më e rëndësishme se sa interesi personal", ka përfunduar Kan.

posrtuar nga daany

No comments:

Post a Comment