Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka konfirmuar interesimin e skuadrës së tij për mesfushorin e Napolit, Marek Hamsik, mirëpo ka bërë të ditur se napolitanët nuk e shesin mesfushorin e tyre.
“Gjithmonë e kam respektuar Aurelio De Laurentiis (presidenti i Napolit) dhe do të vazhdoj ta respektoj”.
“Nuk është fshehësi që ne e pëlqejmë Hamsikun, mirëpo nëse Napoli nuk e shet atë, atëherë ne e respektojmë vendimin e tyre. Nuk dëshiroj të them asgjë më shumë në lidhje me këtë, sepse mund të keqinterpretohem nga mediat”, ka thënë Gigli për “Il Roma”.
11 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment