Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, thotë se nuk ka asnjë shans që ai të heqë dorë nga drejtimi i biankonerëve.
“Unë ndjehem se jam pjesë e këtij projekti dhe gjithmonë do të shoh përpara. Nuk do të heq dorë, siç bëri Didier Deschamps. Ka shumë gabime të trasha që bëni kur jeni i ri. Nuk e di se pse ai e bëri këtë”, ka thënë Ranieri.
Juventusi ka dështuar të arrijë synimet këtë sezon. Biankonerët u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Chelsea, janë prapa Interit dhe Milanit në Serie A dhe po ashtu ka dështuar në Kupën e Italisë.
“Kur erdha këtu ne flisnim për një projekt pesë-vjeçar për të fituar diçka. Ky është vetëm sezoni i tretë. Besoj se jemi në rrugë të duhur, ndoshta më përpara se ku kemi planifikuar të jemi”, ka shtuar italiani.
28 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment