11 April 2009

Nuk ka kontratë të re për Fabregas

Topçinjtë janë të bindur se do t’u rezistojnë ofertave të Real Madridit dhe Barcelonës për kapitenin, Cesc Fabregas.
Mesfushorit spanjoll i mbesin edhe pesë vite në kontratën e tij, mirëpo paratë e mëdha të cilat mund t’i fitojë Arsenali me shitjen e tij, si edhe paga e lartë të cilën mund ta marrë Cesc në një skuadër tjetër, gjithmonë do ta vënë në dyshim qëndrimin e tij te Topçinjtë, ngjashëm sikurse ndodhi me Thierry Henryn.

“The Times” njofton se drejtuesit e Arsenalit janë të bindur se do ta mbajnë Fabregasin në Emirates, prandaj ata nuk planifikojnë që t’i ofrojnë atij kontratë të re dhe më të avancuar.

No comments:

Post a Comment