"Il Corriere Dello Sport" njofton se e ardhmja e trajnerit Luciano Spalletti te Roma është e dyshimtë, sidomos si pasojë e humbjeve nga Lazio dhe Fiorentina.
Në fund të kësaj jave pritet që presidentja e Romës, Rosella Sensi, ta ftojë në një takim Spallettin për të diskutuar për paraqitjen e dobët të Giallorossëve kundër Fiorentinas në ndeshjen e të shtunës mbrëma.
Pas humbjes prej 4-1 nga Viola, qëndrimi i Spallettit në krye të Romës është vënë në pikëpyetje, sidomos tani kur pritet që skuadrën kryeqytetase ta blejnë disa investitorë gjermanë.
27 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment