Argjentinasi i Barçës ka shënuar 8 gola në Champions. Paraqitja ndaj Bajernit ishte e denjë për “Topin e Artë”
Perfekt, shkuajnë në Spanjë. Një ndeshje e denjë për t’u konsideruar futbollisti më i mirë i botës. A mund të bëjë ndonjë më mirë se ai? Jo, as Kristiano Ronaldo. Barcelona është çmenduar pas Lionel Mesit dhe fotoja e tij është në faqet e para të të gjitha gazetave, edhe atyre politike, përkrah fotografisë së kryeministrit Zapatero, që prezantonte qeverinë e re. Imagjinoni rëndësinë… E thërrasin “pleshti”, por në fakt është sinjali i ndezur i parakalimit ndaj mbajtësit të “Topit të Artë”. Kjo sepse, për momentin ai është numri 1.
SHTYPI - Perfekt, është termi që përdor “Periodico de Kataluna”, dhe këtë herë nuk ekzagjërohet me notën që i jepet Mesit. Ashtu si nuk ishin të ekzagjëruara fjalët e presidentit Laporta: “Leo është një gjeni që lind një herë në 30 vjet”. Mesi është simboli i politikës së re të klubit katalanas, që për t’i dhënë lavdinë largoi nga “Kamp Nou” emra të tillë si Deko dhe Ronaldinjo. Barça vuri bast mbi talentin, të cilin e rriti që në moshën 13-vjeçare, ndryshe nga Ronaldo, që u zbulua te Sportingu, shkëlqeu te Mançesteri dhe po mendon për transferimin te Reali.
SHIFRAT - Por diferenca mes dy futbollistëve është diçka tjetër, e prekshme në mes të ditës, por që nuk ka të bëjë as me gjatësinë e tyre (184 cm Ronaldo, 169 cm Mesi) dhe as me moshën (24 vjeç Ronaldo, 21 Mesi). Diferenca e vërtetë është në rendimendin e dy futbollistëve. Duke qenë se Liga e Kampioneve është më e rëndësishme se kampionati, shifrat flasin qartë: Ronaldo ka shënuar 1 gol në 8 ndeshje, ndërsa Mesi ka realizuar 8 gola në po aq ndeshje të luajtura. Kristiano Ronaldo mori notën 6.5 për paraqitjen ndaj Portos (mesatarja e notave të gazetave më prestigjoze europiane), ndërsa Mesi u vlerësua me notën 9. Argjentinasi nuk është vetëm golashënues, por është shndërruar në një “bankomat” që shpërndan gola, asiste dhe emocione, duke i dhënë krah treshes sulmuese më spektakolare të planetit. Barcelona ka shënuar 129 gola në të gjitha veprimtaritë, 85 prej të cilëve nga Lionel Mesi (32), Samuel Eto (31) dhe Tierri Henri (22)
MODESTIA - Numra të frikshëm, ashtu si janë kombinimet mes tyre brenda zonës kundërshtare. Topi qarkullon si në “fliper” dhe mbrojtësit rivalë as nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh. Katër golat e shënuar ndaj Bajernit në harkun e 45 minutave, ishin një leksion futbolli, shembulli sesi një skuadër godet portën kundërshtare në fund të çdo aksioni. E veçantë te Lionel Mesi është se ai duket futbollisti më i freskët edhe në minutën e 90-të. Teksa Rumenige e pranon se Championsi për Bajernin është mbyllur, Leo përsërit se kualifikimi nuk është siguruar. Shumë sportiv me kundërshtarët dhe gazetarët, diçka krejtësisht ndryshe nga arroganca e Kristiano Ronaldos.

No comments:
Post a Comment