03 June 2009

Guardiola zgjedh Ibrahimoviçin:

Si mund të përmirësohet një skuadër që ka fituar gjithçka? Pas fitimit të kampionatit, Champions League e Kupa e Mbretit, Barcelona dëshiron të përforcohet akoma më shumë për të kapur perfeksionin. Objektivi kryesor i merkatos është një sulmues qendre: sipas "El Mundo Deportivo" në verë do të vijë një sulmuesi madh, i cili do të zëvendësojë Samuel Eto‘o, kontrata e të cilit skadon pas një viti në 2010. Numri 9 i preferuar nga Guardiola duket se është Zlatan Ibrahimoviç, sikurse konfirmon edhe "L‘Equipe". Nëse nuk do të arrinin të merrnin suedezin as në këmbim të Eto‘o, Barça ka gati një seri alternativash: Diego Forlan, David Vija e Karim Benzema.
postuar nga danny

No comments:

Post a Comment