04 June 2009

Barcelona e gatshme ta shesë Etonë

Barcelona po bëhet gati që sulmuesit kamerunas, Samuel Eto t'i ofrojë zgjatjen e kontratës, sipas të cilës ai do të fitonte shumë më pak para se deri më tash, me çka janë bërë aktual sërish zërat për largimin e tij. Në fakt, është mëse e qartë se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola dëshiron të lirohet nga shërbimet e Etosë, pasi synimi i tij është të krijohet hapësira e nevojshme për transferimin e sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimoviq dhe francezit, Karim Benzema.

Mundësinë e largimit të sulmuesit kamerunas e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Zhoan Laporta. "Do të ishte mirë sikur Eto karrierën do ta përfundonte te Barcelona, por të gjithë jemi të vetëdijshëm për paqartësitë që i sjell afati kalimtar i futbollistëve. Jam i sigurt se edhe kjo verë do të sjellë disa befasi. Samueli është futbollist shumë i kërkuar dhe tashmë kemi marrë disa oferta për të", ka thënë Laporta. Eto ka kontratë me Barcelonën deri në fund të edicionit të ardhshëm dhe është mëse e qartë se klubi katalanas dëshiron të fitojë një shifër të konsiderueshme nga shitja e tij në këtë edicion.

postuar nga danny

No comments:

Post a Comment