24 May 2009

Ronaldo: Nuk më intereson Reali

Sulmuesi i krahut i Mançester Junajtedit, Kristiano Ronaldo ka pohuar se edhe edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e "djajve të kuq". "Në këtë moment mendoj vetëm për finalen e Ligës së Kampionëve, pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh me mua apo bashkëlojtarët e mi në edicionin e ardhshëm.

Jam i sigurt se Perezi në Real do të krijojë një skuadër të shkëlqyeshme, por në këtë moment jam futbollist i Mançester Junajtedit dhe nuk më intereson aspak se çfarë ndodh atje. Mendoj vetëm për atë se çfarë do të ndodh me Mançester Junajtedin në edicionin e radhës", ka pohuar Ronaldo. Mançester Junajtedi do të mundohet ta mbrojë trofeun e Ligës së Kampionëve, kur të mërkurën do të përballet me Barcelonën. Kristiano Ronaldo e pranon se ky do të jetë një mision i vështirë. "Do të jetë shumë vështirë të fitojmë sërish trofeun e Ligës së Kampionëve, sepse Barcelona ka një skuadër të shkëlqyeshme, futbollistë shumë të mirë dhe një trajner modern. Të dyja skuadrat jemi shumë të forta dhe luajmë futboll të shkëlqyer", nese nuk mund ta fitojm trofeun e liges se kampioneve un mund te kaloj te klubi i shkelqyer Fc Barcelona.

postuar nag danny

No comments:

Post a Comment