24 May 2009

Qetesohet Barça, Iniesta rikuperohet

henryiniesta1.jpg image by nigbcn

Fillon numërimi mbrapsht për finalen e Ligës së Kampioneve, që do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme në Romë. Lajmet më të fundit kanë sjellë qetësi në radhët e Barcelonës: pas Tierri Henri, edhe Iniesta rikuperohet nga dëmtimi dhe është i gatshëm të zbresë në fushë. Sipas të përditshmes spanjolle “As”, Pep Guardiola e ka zgjedhur formacionin me të cilin do të përballet kundër Mançester Junajtid. Edhe pse luhet për trofeun më të rëndësishëm evropian, tekniku i katalanëve nuk ka aspak ndërmend të tregohet “i kujdesshëm”: ai do të vazhdojë të përdorë skemën me tre sulmues, me Mesi, Eto‘o dhe Henri. Të pezulluarit Daniel Alvesh dhe Erik Abidal do të zëvendësohen nga Pujol dhe Keita, ndërkohë që alternativat në krahët e mbrojtjes janë Silvinjo dhe Kaseres. Jaja Ture “do të sakrifikohet” përsëri në qendër të repartit difensiv përkrah Pike, ndërsa Serxho Buskets fiton një fanellë titullari në mesfushë, ku luajnë edhe Ksavi dhe Iniesta. Guardiola ka njoftuar titullarët për zgjedhjet e tij, duke ndjekur shembullin e ish-trajnerit Johan Krujf, në finalet e vitit 1992 në Londër dhe 1994 në Athinë. Pas kampionatit dhe Kupës së Mbretit, Barça kërkon edhe triumfin në Champions, për të kompletuar “tripletën” historike. Në kampin tjetër, Sër Aleks Ferguson vazhdon të jetë i shqetësuar nga gjendja e Rio Ferdinand. Mbrojtësi i përfaqësueses angleze vazhdon të vuajë nga dëmtimi në pulpë, që pësoi në gjysmëfinalen kundër Arsenalit dhe do të jetë në dyshim deri në minutën e fundit. Tekniku i “Red Devils” ka menduar ta aktivizojë 30-vjeçarin në ndeshjen e Premiershipit kundër Hull Sitit, për të verifikuar gjendjen e tij fizike.

Ndërkohë, nga kryeqyteti italian vijnë lajme mjaft interesante. Siguria do të jetë kryefjala gjatë mesjavës në Romë, për të evituar problemet mes tifozëve. Kryebashkiaku Xhani Alemano konfirmoi se do të kërkojë forca policore shtesë për ditën e finales së Champions. Një vendim që vjen vetëm pak orë pasi Zyra e Jashtme Britanike ka paralajmëruar tifozët e Junajtid për rreziqet që u kanosen në Itali. Alemano nënvijëzoi se më 27 maj do të ndalohet shitja e alkoolit dhe në lokale e dyqane do të ushtrohen kontrolle, për t‘u siguruar që askush nuk do ta shkelë rregullin

No comments:

Post a Comment