23 May 2009

fcbarcelona ngrit trofeun e 19 te primiera divizion

Champions of La Liga and the Copa del Rey 2008/9

Barcelona ka festuar me humbje titullin e kampionit të Spanjës, pasi ka pësuar për të dytën herë radhazi pasi siguroi titullin, kësaj here me ekipin rezervë që pësoi me rezultat minimal ndaj Osasunas në Camp Nou.

"Pep Guardiola vendosi të pushojë të gjithë ekipin e parë të tij në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, finales së Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën në Romë, ku Barcelona do të ketë përballë Manchester United.
"Të vetmit që u përfshinë nga formacioni bazë ishin sulmuesi kryesor, Samuel Eto’o, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit, por u bllokua shumë mirë nga mbrojtja e Osasunas, dhe mbrojtësi i majtë Erik Abidal, i cili do të mungojë në finalen e Romës.
"Por ekipi rezervë i blaugranëve, që megjithatë përbëhej edhe nga yje si Bojan Krkic, Alieksandr Hleb e Eidur Gudjohnsen, dështoi të japë shkëlqimin dhe emocionin që sjell zakonisht Barcelona.
"Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Walter Pandiani, i cili mposhti portierin e dytë të Barcelonës, Jose Manuel Pinto, në minutën e 25-të të lojës.
"Dhjetët minutat e fundit të ndeshjes vendasit e luajtën pa Marc Muniesa, i cili u përjashtua me karton të kuq (81’).
"Por mbrëmja i takoi Barcelonës, që pas ndeshjes ngriti trofeun e kampionatit spanjoll, i pari që nga viti 2006. Dy sezonet e fundit La Liga i takoi Real Madridit.
"Osasuna në anën tjetër me tri pikët e fituara ruan shpresat për të mbijetuar në ligën e parë spanjolle.

FC Barcelona:: Pinto; Víctor Sánchez (Jeffrén, min. 70), Cáceres, Abidal, Sylvinho (Muniesa, min. 50); Hleb, Xavi Torres, Gudjohnsen; Pedro, Eto'o (Keita, min. 60) y Bojan.

Osasuna: Ricardo; Azpiliciueta, Miguel Flaño, Cruchaga, Monreal; Puñal, Nekounam, Plasil, Juanfran; Masoud (Hidalgo, min. 66) y Pandiani (Héctor Font, min. 94).

Goles: 0-1 (min. 25). Pandiani

No comments:

Post a Comment