24 May 2009

Pique: Ronaldo më i kompletuar se Messi

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e vlerëson ish-bashkëlojtarin e tij të Manchester United, Cristiano Ronaldon, si një lojtar ‘më të kompletuar’ se Lionel Messi.
"ë prag të finales së Ligës së Kampionëve që zhvillohet të mërkurën në Romë në mes të ish-skuadrës së tij, Manchester United, dhe skuadrës aktuale, Barcelonës, Pique ka thënë se portugezi është një lojtar më i kompletuar se argjentinasi.
“Ronaldo është më i kompletuar për faktin se ai është i mirë në ajër, i mirë në goditje dhe është i shpejtë dhe i fuqishëm”, ka thënë Pique.
“Por kur Leo e ka topin, ai mund ta krijojë sulmin i vetëm dhe mund të ju bëjë nyjë i vetëm”, ka shtuar spanjolli.

No comments:

Post a Comment