08 April 2009

Vidic: Mos bëni panik

Mbrojtësi i Manchester United, Nemanja Vidic, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të mos bëjnë panik pas barazimit 2-2 në takimin e të martës mbrëma në Old Trafford kundër Portos.
“Nuk do të thosha se vetëbesimi ynë është i ulët. Megjithatë jemi mjaft të zhgënjyer nga mënyra se si përfundoi ndeshja”.

“E filluam ndeshjen shumë keq duke pësuar gol shumë shpejtë, megjithatë arritëm që në pjesën e dytë ta rikthenim rezultatin në 2-1, që do të ishte mirë për neve, por nuk shkoi si deshëm ne, prandaj duhet të shkojmë te Porto për të fituar”.

“Kemi lojtarë në sulm të cilët mund të shënojnë gola, mirëpo duhet të jemi shumë të kujdesshëm në mbrojtje”, ka thënë serbi për MUTV.

No comments:

Post a Comment