08 April 2009

Mascherano refuzon Real Madridin

Sipas një shkrimi në tabloidin britanik “The Daily Mail”, mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, ua ka bërë të qartë Mbretërve të Real Madridit se ai nuk dëshiron të transferohet në Bernabeu në fund të sezonit.
Ardhja e Florentino Perezit në krye të Los Blancos pritet të sjellë në skuadër emra të tillë si Kaka, Ronaldo, Fabregas, etj., ndërsa njëri nga emrat në qarkullim ishte edhe ai i argjentinasit.

Mirëpo 24-vjeçari është i lumtur në Anfield, kështu që agjenti i tij Kia Joorabchian u ka thënë gjigantëve spanjollë se klienti i tij nuk e ka në plan ta heqë fanellën e Të Kuqve.

No comments:

Post a Comment