24 April 2009

Sampdoria në finale të Coppa Italia

Kampioni i Serie A, Inter , ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Sampdorias, për t’u eliminuar nga gara.
Takimi i zhvilluar të enjten mbrëma në Giuseppe Meazza, i vlefshëm për Coppa Italia, ndërmjet Interit dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e Nerazzurëve me rezultat prej 1-0 .

Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Zlatan Ibrahimovic (27’), por ky gol nuk u kreu punë kampionëve për të vazhduar tutje.

Takimi i parë i zhvilluar në Luigi Ferraris kishte përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës gjenovase, e cila me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kualifikohet në finale të Kupës, ku do të përballet me Lazion.

Postuar: 23:13 / 23 Prill

No comments:

Post a Comment