Juventusi do ta mbyllë edhe një sezon të dështuar pa asnjë trofe, ndërsa pas eliminimit edhe nga Kupa e Italisë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma nga Lazio, tifozët i kanë fishkëllyer trajnerit Claudio Ranieri dhe lojtarëve për paraqitjen e dobët.
Të enjten, tifozët ishin grumbulluar pranë fushës stërvitore në Vinovo me ç’rast mbanin një pllakat ku shkruante: “Nuk kemi më kohë të humbim me ju”.
“Reagimi i tifozëve është shumë normal. Hidhërimin e tyre e ndjejmë edhe ne”.
“Tifozët e dinë se ne kemi dhënë gjithçka nga vetja, por ata kërkojnë më shumë. Tashmë po përgatitemi për ndeshjen e të dielës kundër Regginas që të nxjerrim një rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori italian Claudio Marchisio për “Juventus Channel
24 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment