03 April 2009

Messi: Bolivia ishe e pamundshme

[messi-argentina-venezuela-eliminatorias-2010--.jpg]
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se ishte ‘e pamundshme’ të luhej në lartësinë mbidetarë të Bolivisë, ku kombëtarja e Argjentinës u mposht me rezultat 6-1.
"Kryeqyteti i Bolivisë, La Paz, ku u zhvillua ndeshja, gjendet 3.600 metra mbi nivelin e detit, dhe ajri në këtë lartësi është më i rrallë dhe vështirëson lojën.
“Mendoj se ishte e pamundshme për mua të funksionoja aty, derisa të tjerët mundnin. Por kjo nuk duhet të jetë arsyetim për humbjen”, ka thënë Messi
“Nuk i humb shpresat në këtë mënyrë. Ishte një ndeshje e keqe, por për ta gjithçka shkoi mbarë. Ne jemi të zhgënjyer, por duhet të ecim më tej, të mendojmë për paraqitjet e mira të ekipit kombëtar dhe t’i riparojmë gabimet”, ka shtuar argjentinasi.

No comments:

Post a Comment