03 April 2009

Juve dhe Inter në luftë për Dentinhon

Mediat italiane përcjellin lajmin se dy ekipet italiane Juventusi dhe Interi, krahas luftës për Skudeton janë në luftë edhe tregun e transferimeve ku luftojnë për sulmuesin e Corinthians, Dentinho.
Corriere dello Sport ka shkruar se Juventusi udhëheq në luftë për të nënshkruar me talentin 20-vjeçar brazilian.

Por konkurrenca për të nënshkruar me të mbetet e hapur, pasi garës i janë bashkuar Interi si dhe Real Madridi dhe Arsenali.

Sportivja italiane po ashtu thekson se klubet e interesuara duhet të jenë më të shpejtë në tentimet e tyre, pasi Dentinho ka edhe një ofertë anonime nga klub nga Arabia Saudite, i cili ofron 10 milion euro për brazilianin.

No comments:

Post a Comment