20 April 2009

Man.City £25 milion për Arteta

Manchester City është duke planifikuar të bëjë një transfer të shtrenjtë diku afër 25 milion funta për mesfushorin e Evertonit Mikel Arteta. Arteta njëherit është i lënduar dhe është jashtë këtij sezoni, por kjo gjë nuk i ndal interesimet e klubit të pasur të Manchester Cityt përkatësisht të bossit të kësaj skuadre Mark Hughes. "Daily Star Sunday" pohon se trajneri i Man.City është duke planifikuar një transfer "bombastik" për Artetan dhe kjo gjë pritet të ndodh hiq më larg se në verën e këtijë viti.

No comments:

Post a Comment