20 April 2009

Buffon mirpret Cannavaron

Gianluigi Buffon ka shprehur dëshirën e tijë që ta ketë në skuadër shokun e tijë të vjetër Fabio Cannavaro, i cili e ka fituar cmimin Ballon d'Or në vitin 2006, por që kontrata me klubin Madrilien i skadon në fund të këtijë sezoni. I pyetur nëse e mirëpret Cannavaron në skuadër po të ndodhte ndonjë transfer i mundshëm ai tha:"Fabio është një njeri i mrekullueshëm, por mosha e bënë të vetën dhe natyrisht që nuk mund të llogarisim për shum vite në të, por edhe nëse ai vjen për të luajtur së paku dy sezona ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne dhe për sukseset tona. Natyrisht që e pranoj në skuadër sepse ishim shokë për dekada me rradhë." përfundoj Buffon për "Sky Italia"

No comments:

Post a Comment