22 April 2009

Lippi: Nuk pati fyerje raciste

Trajneri i Italisë Marcello Lippi i kunërshton deklaratat në media se Biankonerët e fyenë Balotellin në mënyrë raciste. Lippi thotë se ato fyerje nuk kanë qenë raciste sepse në atë lojë ishte edhe Patrick Vieira dhe Sulley Muntari të dytë me ngjyrë të zezë, por nuk janë fyer. "Për mendimin tim ky problem është shumë më i lehtë sesa është shkruar nëpër media. Nëse ka pasur fyerje raciste tifozët do të ndërlidheshin sado pak me dy lojtarët tjerë në fushë Muntari dhe Vieira. Duhet cekur se Torino kurrë nuk ka qenë një qytet racist. Unë i njoh sjelljet e Balotellit dhe mendoj se tifozëria Biankonere e ka fyer atë jo për ngjyrën e zezë në trup, por për sjelljet e tija provokuese dhe të pa hijëshme për një tinejxherë siq është Mario Balotelli."

No comments:

Post a Comment