22 April 2009

Casillas: Pepe turpëroi fanellën e Realit

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka shprehur pakënaqësinë e tij për sjelljen e mbrojtësit Pepe në ndeshjen e të martës mbrëma kundër Getafes.

Pepe bëri një veprim të pahijshëm kundër lojtarit të Getafes, Javier Casquero, me ç’rast veprimi i tij përpos kartonit të kuq i kushtoi Realit edhe me penallti, të cilën e mbrojti ‘i shenjti’ Iker.

“Nuk mund të bësh gjëra të tilla derisa e mban fanellën e Real Madridit”.

“Ne mund të luajmë mirë ose keq, mirëpo Madridi do të ketë gjithmonë diçka të madhe: simbolin dallues të këtij klubi. Kjo shenjë gjithmonë ofron nder dhe krenari për secilin tifoz të Realit”, ka thënë portieri spanjoll.

Më poshtë veprimi i Pepes:

No comments:

Post a Comment