06 March 2009

Van der Sar lavdëron mbrojtjen e Manchesterit

Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ka vetëm fjalë të mira për mbrojtësit e tij këtë sezon.
“Nuk kam luajtur prapa ndonjë dyshe më të mirë mbrojtëse të qendrës se Rio Ferdinand dhe Nemanja Vidic. Mënyra se si ata përshtaten është e shkëlqyeshme. Por edhe kur Rio ose Nemanja janë jashtë, Jonny Evans ka bërë punë të mrekullueshme po ashtu”, ka thënë holandezi për The Sun.
“Ka pasur ndryshime në mbrojtje me Patrice Evra të lënduar dhe të suspenduat dhe po ashtu me Gary Neville dhe Wes Brown jashtë. Por mbrojtja ka qenë mirë e organizuar dhe secili e din punën e tij”, ka shtuar Van der Sar.

No comments:

Post a Comment