Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit që zhvillohet e të martën në Anfield.
Torres ka munguar në fushë që nga ndeshja e parë me Madridin dhe kishte dyshime se ai mund të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës, kundër Realit dhe kundër Manchester United.
“Shpresoj të jem i gatshëm për të dyja ndeshjet, pasi do të jenë dy ndeshje të mëdha. Gjuri më ka shkaktuar disa probleme dhe procesi i rikuperimit po zgjat më gjatë se që kam shpresuar”, ka thënë Torres.
“Sidoqoftë jam shumë optimist se do të jem i gatshëm për ndeshjen ndaj Real Madridit dhe nëse gjuri im reziston, do të jem po ashtu edhe në Old Trafford”, është zotuar spanjolli.
06 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment