06 March 2009

Cannavaro do të përfundojë në Premierligë?

Agjenti italian Enzo Bronzetti nuk pret që mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, të rikthehet në Serie A.
Kontrata e Cannavaros skandon në muajin qershor dhe për të interesim ka shprehur edhe ish-klubi i tij, Napoli.
:Por superagjenti Enzo Bronzetti nuk mendon se mbrojtësi italian mund të rikthehet sërish në Serie A.
“Nuk e shoh Fabion në Itali sërish. Nuk ka ndonjë përparim në bisedat me Napolin, dhe mendoj se mbrojtësi i Realit do të shkojë në Angli ose Amerikë. Me Realin ai nuk mund ta rinovojë kontratën, pasi për momentin nuk ka bord”, ka thënë Bronzetti.

No comments:

Post a Comment