Kapiteni i Bajernit të Mynihut, Mark van Bomel, ka rinovuar kontratën e tij me kampionët e Bundesligës edhe për një vit tjetër dhe do të qëndrojë me këtë skuadër deri në qershor 2010. Kështu ka pohuar drejtori i përgjithshëm i Bajernit, Uli Hënes. Ai gjithashtu shtoi se edhe mbrojtësi Martin Demikelis ka pranuar të rinovojë kontratën deri në fund të sezonit 2012. “Ramë dakord me Markun që ta rinovojmë kontratën e tij edhe për një vit”, ka thënë Hënesi në faqen e Bajernit në internet.
Van Bomeli, kontrata e të cilit skadonte më 30 qershor të këtij viti, në fillim ka kërkuar që kontrata e tij të rinovohej për dy vjet. “Kemi rënë dakord dhe do të qëndroj”, ka thënë 31-vjeçari, i cili pëlqehet shumë nga tifozët e Bajernit. Lojtari holandez ka qenë i shqetësuar për rolin e tij si titullar pas blerjes së mesfushorit Anatoli Timoshuk nga Zeniti i Shën Petërsburgut për sezonin tjetër.
Van Bomeli iu bashkua Bajernit nga klubi i Barcelonës në vitin 2006 dhe menjëherë u dallua si një lider i mesfushës së bavarezëve. Bajerni gjithashtu ka rënë dakord të shtyjë për dy vjet kontratën e mbrojtësit Demikelis, i cili ka luajtur me këtë klub që prej vitit 2003. “Jam i lumtur për marrëveshjen dhe dua të fitoj shumë më tepër me këtë klub”, ka thënë lojtari argjentinas.
21 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment