21 March 2009
Oli Kahn menaxheri i ri i Shalkes?!
Ish-portieri i Gjermanisë dhe kapiteni i saj, Oliver Kahn, pritet të emërohet trajner i ri i skuadrës Shalke 04 pas takimit me zyrtarët e këtij klubi dje. Kahn, 39 vjeçar, ka pasur disa takime në Gelsenkirshen për të diskutuar për zëvendësimin e Andreas Mëlerit, i cili u shkarkua javën që shkoi. “Mbi të gjitha, unë dua të punoj me një skuadër”, ka thënë Kahn për “Der Spiegel”. “E konsideroj një opsion shumë interesant, por marrja e kësaj detyre do të varet nga shumë faktorë”, ka shtuar kapiteni i Gjermanisë në finalen e Botërorit 2002. Ai u tërhoq nga futbolli në Bundesligë në fund të sezonit që shkoi duke fituar me Bajernin e Mynihut kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë. Që prej asaj kohe, ai i është përkushtuar zbulimit të talenteve të reja dhe u kthye nga një udhëtim në Kinë për të takuar drejtuesin e Shalkes, Klemens Tonis.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment