19 March 2009

Trezege-Kruz, Milani mendon për sulmin

Francezi i Juves ka probleme me klubin, ndërsa argjentinasit nuk i rinovohet kontrata. Kuqezinjtë janë gati
Njëri prej tyre duket që tani shumë afër. Quhet Hulio Kruz dhe në “portën” e tij ka trokitur Milani, që ka filluar që tani të mendojë për sulmues, sepse pas Patos dhe “të pavdkeshmit” Inzagi, ekziston rreziku i dëmtimeve kronike të Borrielos dhe ai i dështimit të Shevçenkos. Pra, mendohet që të merret një sulmues me përvojë, me një “CV” të pasur: në listën edhe David Trezege.
Prej shumë kohësh, “bomberi” i Juventusit çmohet nga drejtuesit kuqezinj, të cilët po vëzhgojnë me kujdes situatën e vështirë që po kalon francezi me klubin e tij dhe Ranierin. Sigurisht, vëmendja ndaj Trezegolit, është një çështje parash, përveç se dhe zemre: sulmuesi është nën kontratë me “Zonjën” deri në 2011-ën dhe nëse klubi do të hiqte dorë nga “rebeli” i tij, nuk do të mërzitej shumë pasi ai mbush në 15 tetorin që vjen 32 vjeç, ndonëse mbetet një lojtar i rëndësishëm.
Një histori ku nuk do të hynin në punë paratë, është ajo që përfshin Hulio Kruzin, që duket se e ka humbur përfundimisht “betejën” e rinovimit me Interin. Morati është dorëzuar, fitoi Mourinjo dhe “Kopshtarit”, sulmuesit më profilik në botë, nuk i mbetet gjë tjetër veç se bëjë gati valixhet. Të dhënat e para mbi të ardhmen e tij të çojnë jashtë, me Monakon që ka bërë hapa konkretë. Por një tjetër thirrje, disa kohë më parë i ka ardhur në rrugë telefonike edhe nga Milano.
“Djalli”, përveç se ka verifikuar disa herë mbi lëkurën e tij vlerën e argjentinasit, kujton gjithnjë me kënaqësi shumë lëvizje të bëra me “të divorcuarit” e pjesës tjetër të qytetit, nga Pirlo te Sedorfi, nga Broki te Favali. Ndonëse Kruz është 37 vjeç, do të vinte te kuqezinjtë me çmimin zero për një kontratë 1-vjeçare

No comments:

Post a Comment